Policia amerikane beson se më në fund kanë arritur të arrestojnë autorin e të paktën 12 vrasjeve seriale dhe të 50 përdhunimeve, pas afro 50 vitesh.
Mbrëmjen e së martës, sherifi i kontesë së Sakramentos në Kaliforni raportoi se është arrestuar Joseph James DeAngelo Jr nën akuzën e dy vrasjeve.
72-vjeçari, i cili ka shërbyer si efektiv policie në Auburn të SHBA, ishte pushuar nga puna për vjedhje.
Por ndërsa hetohej për dy vrasje provat e kanë lidhur edhe me vrasje e përdhunimeve në fundvitet 1970.