I dyshuari është islamofob, thotë ministrja e Brendshme e Gjermanisë

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, duke shkaktuar viktima të shumta.

I dyshuari, i cili tashmë është arrestuar, raportohet në shtetin gjerman ka ardhur në vitin 2006 ndërsa punon si mjek, shkruan skynews.

Ndërkohë, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser beson se ai ka pikëpamje “islamofobike”. Kjo pason pas raportimeve se në rrjetet sociale ka kritikuar hapur islamin.

Sipas informacioneve të para, Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg.

I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, në vitin 2006 erdhi për shkollim në Gjermani.

Në vitin 2016 iu njoh azili politik Ai ka qenë prej vitesh aktivist në faqen e internetit wearesaudis.net, ku ofronte informacione për azilin në Gjermani dhe këshillonte gratë nga Arabia Saudite, si të largoheshin nga vendi.

Policia beson se ai mund të ketë qenë nën ndikimin e drogës pasi kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit, tha një zyrtar tjetër për gazetën.

Motivet e sulmit mbeten të paqarta, por veprimet dhe deklaratat e tij të mëparshme tregojnë një kombinim të faktorëve personalë, politikë dhe ideologjikë që mund të kenë kontribuar në këtë akt tragjik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme