I dyshuari i parë nga Gjykata Speciale është ftuar për intervistë

Në fund të vitit 2018, Prokuroria dhe Gjykata Speciale për Kosovën kanë vendosur të aktivizohen. Sipas dy mediumeve në Kosovë një ish-drejtues i lartë i UÇK-së është ftuar për t’u intervistuar.

Hetimi 7-vjeçar për krimet e pretenduara që dalin nga raporti i Dick Martyt dhe Këshillit të Evropës, pritet që fillimisht të finalizohet me së paku një aktakuzë të Prokurorisë së Specializuar, brenda muajit janar.

Sipas asaj që raporton ky televizion Prokurori i Specializuar, Jack Smith, e ka të gatshme aktakuzën e parë dhe ajo është ndaj një ish-komandanti zone të UÇK-së, emër i njohur për redaksinë.

“Hetuesit kanë qenë në Kosovë dhe kanë negociuar dorëzimin e mundshëm të të dyshuarit dhe ka gjasa që një marrëveshje të arrihet shumë shpejt për dorëzimin e tij vullnetar”, ka thënë ky burim për KTV-në.

Siç bën zakonisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka qenë e gatshme të flasë për rastin.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton dhe nuk do të komentojë spekulime rreth kohës së mundshme të akuzave, ose të japë informacione specifike për statusin e hetimeve. ZPS-ja është e angazhuar në hetimin e të gjitha pretendimeve të raportit të Asamblesë së Këshillit të Evropës, i hartuar nga Senatori zviceran, Dick Marty, dhe ka për qëllim të sigurojë që të gjitha pretendimet të adresohen dhe hetohen plotësisht”, ka thënë Christopher Bennett, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme