I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi partiak i Vuçiqit, flet pas ndalesës që iu bë nga SHBA-ja

Departamenti Amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në territorin e SHBA-së, ish-komandantit të xhandarmërisë serbe, Goran Radosavljeviq, për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Një vendim të tillë SHBA-ja e ka marrë edhe për gruan dhe vajzën e Radosavljeviqit, transmeton Gazeta Express.

Por Radosavljeviq thotë se nuk i interesojnë vendime të tilla të Departamentit të Shtetit.

“Unë nuk dua të reagoj ndaj lajmeve të tilla, as nuk më intereson e as nuk më godet një vendim i tillë”, ka thënë Radosjavljeviq, shkruan B92.

Ai ka mohuar se ka përgjegjësi për vdekjen e vëllezërve Bytyqi.

“Në organet hetimore kam dhënë deklaratë, dhe një mijë herë unë flas në lidhje me atë”, ka thënë Radosjavljeviq.

Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe është anëtar i Partisë së Aleksander Vuçiqit. Ai dyshohet se është i përfshirë dhe përgjegjës për vrasjen e tre anëtarëve të familjes Bytyqi në korrikun e vitit 1999.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme