I fshehur në Lezhë dhe i kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet 28 vjeçari i akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike

Një 28 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga uniformat blu në Lezhë, për llogari të drejtësisë italiane.


Në pranga ka rënë shtetasi A.Ll., 28 vjeç, i lindur në Pukë.

Ai akuzohet nga shteti fqinjë për pjesëmarrje në grup kriminal dhe për trafikim të lëndëve narkotike, teksa arriti të fshihej në Lezhë.

Në vitin 2023, ka qenë Gjykata e Bolonjës ajo që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Sakaq, në vitin 2022, i riu ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës nga Belgjika drejt Italisë.

Interpol Tirana dhe homologët e saj në Romë po vijojnë bashkëpunimin për të ekstraduar 28 vjeçarin në Itali.

NJOFTIM

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 15”.

Kapet në Lezhë, një 28-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 15”, kapi në Lezhë dhe vuri në pranga shtetasin A. Ll., 28 vjeç, i lindur në Pukë.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme