Në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, dje janë arrestuar nga policia dy të mitur meshkuj.
Policia thotë se të njëjtit kishin hyrë në shtëpinë e një femre, dhe nën kërcënimin e armës i kishin kërkuar para dhe kanë demoluar shtëpinë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje .