Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Librazhdit, pasi ka thyer masën e sigurisë së përcaktuar ndaj tij.
Policia bën me dije se ndaj të riut, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përcaktuar masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
17-vjeçari është larguar nga banesa, duke thyer kështu masën e sigurisë. Ndërkohë policia e ka shpallur në kërkim dhe po vijon punën për kepjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd shpallën në kërkim një 17-vjeçar, i cili nuk u gjet në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit”, raporton policia.