Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, Barack Obama ka udhëtuar nëpër botë, transmeton Klan Kosova.
Ai është parë në Bali, Itali dhe Ishujt e Virgjër Britanikë. Shumë njerëz tani besojnë se ish-presidenti amerikan mund të ketë kaluar kohë edhe në Cape Verde pasi “u pa” në atë ishull.
Por, në fakt Obama nuk ka qenë atje, njerëzit kanë bërë fotografime Jose Oliveira, baba i pesë fëmijës, i cili duket shumë si ai, transmeton Klan Kosova.
43-vjeçari është ndaluar nga shumë njerëz çdo ditë, pothuajse për dhjetë vjet.
Ai tha për Telegraph: “Unë punoj si një udhëzues kështu që takoj gjithmonë njerëz të rinj dhe reagimi i tyre është gjithmonë i njëjtë, sapo më shohin më thonë: ‘Oh Perëndia ime, si dukesh si Obama’.
“Disa njerëz më pyesin nëse jam vëllai i tij”.
“Obama është një njeri i mirë, kështu që më pëlqen kur njerëzit më krahasojnë me të. Është gjithashtu e mirë për biznesin”.