I kërkuari për vrasjen e Ivanoviqit organizon koncert për krishtlindjet ortodokse në një fshat të Gjilanit

Milan Radojciq, i dyshuar për vrasjen e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, nga arratia po merret me organizim të festave.

I njohur si shefi i nëntokës në Veri të Kosovës, që zyrtarisht është nënkryetar i Listës Srpska, Milan Radojciq, po organizon ndejë në fshatin Kufcë të Epërme të Gjilanit, me rastin e krishtlindjes ortodokse më 7 janar.

Radojciq, i cili kërkohet nga policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar, përmendet në disa postera si organizator i festës në Gjilan, shkruan Gazeta Express. 

“Në Kufcë të Epërme, organizim nga banorët për krishtlindjen ortodokse, nën patronatin e  Milan Radojciqit”, shkruhet në posterët, ku kumtohet se qytetarët serbë do t’i argëtojë këngëtarja Adrijana Radonjiq dhe Maskarada Band.  

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/i-kerkuari-per-vrasjen-e-ivanoviqit-organizon-koncert-per-krishtlindjet-ortodokse-ne-nje-fshat-te-gjilanit-612367/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme