Vazhdojnë hetimet për ngjarjen e rëndë që tronditi dje Durrësin, ku një i ri 29-vjeçar qëlloi me çiftë mbi prindërit e tij të moshuar duke Iënë të vdekur.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se autori e këtij krimi makabër është djali i viktimave, Leo Nika, 29 vjeç.
Ai ka qëlluar për vdekje dy prindërit e tij, babanë Ali Nika 70 vjeç, dhe nënën Junije, 66 vjeçe që mund ti shikoni në galerinë më sipër.
Mësohet se ka qënë një zënkë e momentit dhe gjendje e dehur e 29-vjeçarit që ka çuar të riun të vrarë mizorisht prindërit e tij.
Pas kësaj ai kishte dalë në rrugë me armën në dorë, ku fqinjët e terrorizuar lajmëruan policinë, për të zbuluar më tej krimin e dyfishtë.
Leo Nika prej pak kohësh ishte kthyer nga Italia ku qëndronte si emigrant. Ai e kishte çuar gruan dhe fëmijët te vjehrrit, në mënyrë që të qëndronin disa ditë tek ta.
Mësohet se ai kurohej prej kohësh për depresion, pasi kishte shfaqur çrregullime mendore. /albeu.com/