I mbijetoi bombardimeve të Luftës së II Botërore, ngordh “aligatori i Hitlerit”

Një aligator që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore në Berlin dhe u përfol se i përkiste udhëheqësit nazist Adolf Hitler ka ngordhur në kopshtin zoologjik të Moskës.

“Dje në mëngjes, aligatori ynë Mississippi Saturn ngordhi i plakur . Ai ishte rreth 84 vjeç – një moshë jashtëzakonisht e respektueshme,” huhet në deklaratën e kopshtit zoologjik.

Kafsha e quajtur ‘i përkedheluri i Hitlerit’ e kishte origjinë nga SHBA pasi raportohet se ka ardhur në jetë në vitin 1936 në SHBA.

Pas lindjes së tij ai u dërgua drejt Gjermanisë dhe u vendos në Kopshtin Zoologjik të Berlinit. Në vitin 1943, Saturni shpëtoi nga Kopshti Zoologjik kur qyteti u bombardua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush nuk e di se çfarë bëri dhe si mbijetoi derisa u gjet nga ushtarët britanikë në 1946, të cilët ia dhanë trupave sovjetike.

“Kopshti zoologjik i Moskës ka pasur nderin ta ruajë Saturnin për 74 vjet,” tha kopshti zoologjik në një deklaratë.

“Për ne Saturni ishte një epokë e tërë, dhe kjo pa ekzagjerimin më të vogël… Ai pa shumë prej nesh kur ishim fëmijë. Shpresojmë që nuk e zhgënjeva”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme