Wanda Semyonovna Objedkova, 91-vjeçarja që I kishte mbijetuar Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq në bodrumin e qytetit të rrethuar të Mariupolit (Ukrainë).
Organizata hebraike ‘Chabad.org’, raportoi se vajza e saj ndau lajmin për vdekjen e nënës së saj, pasi arriti në një vend të sigurt. Ajo theksoi se Objedkova vdiq më 4 prill, duke u lutur për ujë në një bodrum të ftohtë.
Ajo ishte 10 vjeçe kur nazistët pushtuan Mariupolin dhe vranë mijëra hebrenj brenda një dite, përfshirë edhe nënën e sajë. Më pas ajo mbijetoi në bodrum, për të vdekur në bodrumin e të njëjtit qytet, 81 vjet më vonë.