Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka publikuar pamje fushës së mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, të përfshirë prej flakësh që nga ora 5:00 e mëngjesit të sotëm.
“2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën”- shkruan deputeti demorkat teksa thekson se po shkaktohet një katastrofë mjedisore e parikuperueshme.
Postimi:
Katastrofë mjedisore në Elbasan!
Malit me plera i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam shqipërinë për mbetiet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.
Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen.