I mori rreth 140 mijë euro të moshuarve duke i mashtruar, kapet shqiptari në Greqi! Ja skema që 48-vjeçari përdorte për të marrë paratë

Një 48-vjeçar shqiptar është proceduar penalisht nga autoritetet greke për mashtrim në zona të Thesprotisë.


Sipas informacioneve, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

Sipas të njëjtave informacione, shqiptari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera arrin në 140 mijë euro.

Mashtruesi 48-vjeçar shqiptar i ka bindur të moshuarit se të afërmit të tyre i duheshin shuma të mëdha parash për operacion pas një aksidenti automobilistik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme