I përkeqësohet gjendja shëndetësore Sami Lushtakut, udhëton në Gjermani!

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku për shkak të problemeve shëndetësore, të premten e kaluar ka udhëtuar për në shtetin e Gjermanisë, raporton Gazeta Blic.

“Ditën e premte Lushtaku ka udhëtuar për një vizitë mjekësore në Gjermani. Ai ka probleme me zemër”, ka thënë një burim i Gazetës Blic, i afërm me Lushtakun.

Lajmin për Gazeta Blic e kanë konfirmuar edhe familjarët e Lushtakut, ndonëse nuk kanë dhënë detaje se çfarë problemesh shëndetësore ka ish- kryetari i Skenderajt.

Në një prononcim të shkurtër për “Gazeta Blic”, i biri i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka treguar se babai i tij ndodhet në Gjermani, por ka shtuar se ai atje ka shkuar për vizitë tek disa të afërm, por edhe për kontroll shëndetësore.

“Ka shkuar për vizitë tek familjarët por në të njëjtën kohë edhe për t’u kontrolluar”, ka thënë Mergim Lushtaku.

Kujtojmë që, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku edhe në kohën sa ishte në burg ka pasur probleme me gjendjen shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme