Një grua 47-vjeçare nga Delvina përndiqej prej kohësh nga një shtetas, rreth shtatë vite më i vogël se ajo.
Por kur historinë e mësoi bashkëshorti i saj, ai mendoi të ‘vinte në vend nderin’ përmes dhunës.
Bashkëshorti i 47-vjeçares lajmëroi edhe shokun dhe të dy bashkë e kanë dhunuar me grushte përndjekësin.
Policia u vu në dijeni për ngjarjen dhe zbuloi historinë e përndjekjes së gruas së martuar vetëm pasi në qytet kishte ndodhur përleshja mes tre burrave.
Për këtë arsye, blutë e Delvinës kanë proceduar penalisht përndjekësin, bashkëshortin e 47-vjeçares dhe shokun e tij.
Njoftmi i policisë:
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit:
A. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”;
L. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasja E. A., 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



