I riu e rrah të fejuarën veç pse deshi t’i rregullojë thonjtë, përfundon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga partnerët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Istogu, pasi dyshohet se një person ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në deklaratën e viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre që eskaloi në dhunë.

Motivi dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje pasi viktima kishte vendosur t’i rregullojë thonjtë, për çka i dyshuari s’ka qenë i pajtimit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin ndaj tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhuna në familje’./Sinjali/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme