I riu merret peng e dhunohet nga babai i ish të dashurës dhe dy persona të tjerë! Pasi e nxorën nga lokali, e futën me forcë në makinë, më pas…

Një 22-vjeçar është marrë peng nga babai i ish të dashurës dhe dy persona të tjerë.  Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ku i riu mësohet se është nxjerrë nga një lokal, më pas është futur me forcë në makinë dhe është dërguar në Shëngjergj, ku edhe e kanë dhunuar.


Pas ngjarjes në pranga kanë rënë Arjan e Agim Çullhaj dhe Erind Kullolli, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ndërkohë mesohet se pengmarrja e të riut ka ndodhur për motive të dobta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme