Qëllohet me thikë një i ri shqiptar ne Zvicër. I riu shqiptar E. A. u dërgua rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, në një klinikë të Cyrihut në gjendje kritike.
Albinfo.ch duke iu referuar burimeve te veta në St.Gallen shkruan se E. A., 21-vjeçar është qëlluar me thike pa asnjë shkak nga një afrikan i moshës 23-vjeçare.
Një plage e ka marre afër zemrës dhe dy të tjera në bark. Duke pësuar kështu gjakderdhje të madhe deri sa ka ardhur ndihma e parë. Ndërhyrja kirurgjikale për të riun me prejardhje nga Gjilani ka zgjatur disa orë. Ai ende nuk është në gjendje të flasë, por gjendja e tij tregon se është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur para klub diskotekës “Ivy” në St. Gallen, një lokal me frekuentim të madh të të rinjve.