I riu nga Pogradeci i jep fund jetës, tentoi vetëvrasjen edhe dy muaj më parë, por u shpëtua nga dy persona

Një i ri nga Pogradeci i ka dhënë fund jetës duke u varur në banesën e tij. 31-vjeçari tentoi të ndërmerrte këtë akt edhe dy muaj më parë, por u shpëtua nga dy të rinj.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit të Pogradecit.

31 vjeçari kishte kohë që kishte krijuar varësi nga lëndët narkotike çka dyshohet se ishte dhe motivi që herë pas here kishte luhatje të humorit.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe rrethanat.

Kujtojmë që dy të rinjtë që e shpëtuan thanë atë kohë për mediat se 31 vjeçari ju kishte rrëfyer se ishte i mërzitur me fjalët që dëgjonte nga njerëzit dhe se ndihej i bullizuar prej tyre.

Gjithashtu ata shtuan se  31 vjeçari në tentativën e parë të vetëvrasjes ishte nën efektin e alkoolit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme