I shlyejnë të gjitha detyrimet financiare, fondacioni Firdeus dhe “Tak Fak” i vijnë në ndihmë jetimit Andrea Ranxha

Pas historisë së jetimit Andrea Ranxha, fondacioni Firdeus dhe emisioni “Tak Fak” kanë kontribuar në shlyerjen e detyrimeve financiare të djalit nga Elbasani.


Gazetarja e “Tak Fak” u takua me pronarët e dy dyqaneve ku Andrea blinte ushqimet me listë dhe pagoi të gjithë borxhet e tij, një shumë prej 17 mijë lekë të reja.

Nga ana e tij, Andrea falënderoi “Firdeus” dhe emisionin “Tak Fak” për ndihmën e madhe dhe lehtësimin e barrës financiare, e cila e kishte detyruar të mos dilte nga shtëpia prej turpit.

Me fjalët e Mark Twain “Mirësia është gjuha të cilën të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin”, gazetarja e “Tak Fak”, ka bërë apel për më shumë humanizëm dhe kontribut për këtë shtresë të shoqërisë e cila e gjendur në kushte të tilla pa ndihmë e përkrahje, ka nevojë pë rmë shumë vëmendje dhe solidaritet shoqëror.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme