I shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për grup kriminal dhe mashtrim, 22-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Morinës

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane. I riu ishte i kërkuar nga Interpol Wiesbaden, pasi ndaj tij Gjykata e Cologne-s në Gjermani kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me veprat penale “Mashtrim” dhe “Pjesëmarrje në grup kriminal”.


Sipas burimeve zyrtare, urdhri për arrestimin e tij është lëshuar në shkurt të vitit 2025, ndërsa arrestimi u bë në momentin që i riu po tentonte të kalonte kufirin.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, ka nisur procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit drejt Gjermanisë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë mbi të.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet me qëllim ekstradimi 22- vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme