Një tjetër shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga, si rezultat i bashkëpunimit mes strukturës FAST Albania dhe autoriteteve ligjzbatuese të Kroacisë dhe Italisë.
I arrestuari është Arjan Toçi, 23 vjeç, banues në Peshkopi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e L’Aquilas, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, në kuadër të një organizate kriminale.
Operacioni i ndalimit u krye në territorin kroat, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale përmes rrjetit ENFAST, një strukturë bashkëpunimi e vendeve të Bashkimit Europian për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit drejt Italisë.