I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 23 vjeçari në Dibër (Emri)

Një 23 vjeçar është arrestuar në Dibër pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.


Në pranga ka rënë i riu Andi Sada, ndaj të cilit rëndojnë 3 vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj Sadës masën e sigurisë “arrest në burg”

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Komisariatet e Policisë Mat dhe Bulqizë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim apo të atyre që thyejnë masat e sigurisë, organizuan punën për kapjen e dy prej tyre.

Si rezultat, në qytetin e Burrelit është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A.S., 23 vjeç, banues në Burrel.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 23-vjeçari, ndihmonte vëllanë e tij( i arrestuar në datë 2 dhjetor 2023 gjatë një operacioni policor), të kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në zonat e Burrelit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme