I shpallur në kërkim për dhunë ndaj gruas dhe avokatit, arrestohet 35 vjeçari në Fier

Një 35-vjeçar në Fier është arrestiar pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe goditje për shkak të detyrës.


I riu, me iniciale D. Sh., u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Waiting”, ndërsa ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

“Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases N. Sh., si edhe ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, thotë policia.

Njoftimi: 

Fier/Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Ëaiting”.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga 1 shtetas (me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit) i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin  D. Sh., 35 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimet e datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Dhuna në familje” dhe  “Goditja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases N. Sh., si edhe ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme