I shpallur në kërkim për një vrasje të mbetur në tentativë, 48 vjeçari arrestohet në Morinë teksa po tentonte të arratisej

Një 48 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Pikën Kufitare të Morinës, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria, pasi një vit më parë ka plagosur një person me armë zjarri, me qëllim vrasjen e tij.


Në pranga ka rënë shtetasi F.K., 48 vjeç, banues në Durrës.

Në vitin 2023, ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit F.Sh., pas një konflikti me motive të dobëta, por nga të shtëna nuk kishte të dëmtuar.

Gjykata e Durrësit caktoi ndaj 48 vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të dilte nga Shqipëria, nëpërmjet PKK Morinë, duke qenë në kërkim për një tentativë për vrasje me armë zjarri, kryer një vit më parë, vihet në pranga 48-vjeçari.

Si rezultat i verifikimeve, koordinimit të punës dhe të informacioneve, me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, për një shtetas të ndaluar në tentativë për të dalë nga Shqipëria, ndërkohë që ishte në kërkim si autor i dyshuar i një tentative për vrasje me armë zjarri, të kryer një vit më parë, në Durrës, Komisariati i Policisë Durrës vuri në pranga shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tantativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen nr. 8, shtetasi F. K. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi F. Sh.. Nga të shtënat nuk pat shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme