I shpallur në kërkim si autori që vendosi tritolin pranë banesës në Shkodër, reagon i dyshuari: Jam jashtë Shqipërisë, Robertin e kam shok! Ngjarja mund të jetë organizuar nga…

Orët e para të mëngjesit të sotëm, ndodhi një shpërthim pranë banesës së shtetasit Robert Gera, nga ku uniformat blu kanë shpallur në kërkim një person si autor të dyshuar të ngjarjes.


Personi i cili është shpallur në kërkim është Luigj Martini.

Martini pasi është informuar për të gjithë këtë ngjarje, ka reaguar menjëherë duke u shprehur se aktualisht ndodhet jashtë shtetit që prej datës 17 korrik, e se nuk ka asjë lidhje me ngjarjen.

Ai sqaron se Robert Gera është në fakt mik i tij, një person që e ka vizituar Martinin kur ishte i burgosur dhe se i ka sjellë ushqim.

Luigj Martini akuzon se ngjarja mund të jetë kryer nga të afërm të ish-bashkëshortes së tij, pasi ndodhen në proces divorci, duke i cilësuar si njerëz me rrezikshmëri të lartë, e persona me lidhje të forta me policinë dhe prokurorinë.

44 vjeçari i kërkon autoriteteve shqiptare ta lënë të qetë pasi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Martini ka bërë 5 muaj burg si i dyshuar për dhunë psikologjik me njërin prej vëllezërve ët tij për një konflikt prone, çështje të cilët e ka mbyllur edhe me shtetin e me të vëllanë duke u pajtuar.

Reagimi:

Unë jam Luiz Martini, kam ndryshuar emrin dhe mbiemrin, kam marrë mbiemrin e ish- bashkëshortes. Isha në gjumë dhe më morën në telefon më thanë që emri imn ishte bërë ëpublik, shkuan në shtëpinë e babit tim dhe e pyetën ku i ke djemtë.

Ai u ka treguar. U bëj thirrje publike, mos hidhni baltë në datën 9 kam dalë nga burgu e pak ditë më pas kam dalë me dokumentacione të rregullta jashtë vendit. Mua kush më njeh e dinë që nuk bëj gjëra pas shpine. Nuk kam problem me asnjë njeri.

Kur jam larguar nga vendi nuk ka lënë asnjë problem pas as me shtet as me privat.

Mund ta kenë bërë edhe vëllezërit e saj, janë gjashtë vëllezër, për të hedhur baltë mbi mua sepse jemi në proces divorci.

E kam shumë shok Gerën, me 12 qershor më ka sjellë bukë në burg bashkë me ish- bashkëshorten.

E kam shok shumë, nëse do të kisha gjë me të, do i kisha mbyllur në lagje. Thirrje shtetit, ju lutem më lini të qetë. Nuk kam lidhje fare me tritolin.

LEXO EDHE:

Vendosi lëndë plasëse në hyrjen e një banese në Shkodër, identifikohet një prej autorëve

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme