I siguronte informacione të klasifikuara Dedan Gjonit dhe ai ua dërgonte anëtareve të grupit kriminal, roli i punonjëses së Interpol Tirana

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme u zbulua se punonjësja e Interpol Tirana, Jonida Babameto, i siguronte informacione Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 9 të pandehurve të tjerë për të kryer veprimtaritë e tyre kriminale.


Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, sipas SPAK, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni. Ky më pas ua transmetonte ato personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane.

Kështu, personat që kanë patur probleme me ligjin në vendet e BE-së janë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, duke bërë që  të marrin masa për t’iu shmangur ligjit.

 “E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal”, thotë SPAK.

Kujtojmë se Babameto është lënë në arrest shtëpie nga GJKKO me një vendim të marrë 24 nëntor 2023.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme