I solli fitoren Milanit dhe u ndeshkua me të kuq, Giroud thotë se ka harruar qe kishte një karton të verdhë

AC Milani mbrëm fitoi me rezultat 2-1 ndaj Spezias.

Heroi i ”Rosonereve” ishte sulmuesi Olivier Giroud, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 89-të.

Francezi pasi shënoi golin e fitores, gjatë festes heqi fanellën gjë që i kushtoi me largim nga loja, pasi u ndeshkua me karton të kuq.

Pas ndeshjes, Giroud tha se është shumë i nervozuar për kartonin e kuq, pasi kishte harruar se kishte një të verdhë dhe nuk duhej të largonte fanellën pas realizimit.

“Harrova qe kisha marrë karton, u emocionova dhe harrova. Mendoj se në kokën time jam i ri, por e rëndësishme janë tre pikët. Tani nuk do të gaboj më, ju premtoj”, tha ai për media italiane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme