“I thash çohu në këmbë dhe e qëllova katër herë në sy të motrës”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain: Ishte bërë i padurueshëm! E zhveshëm dhe e mbështollëm me plastmas…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u qëllua për vdekje nga djali tij Hysen Meta.


Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e 25-vjeçarit, i cili ka deklaruar para hetuesve se viktima ishte bërë i padurueshëm dhe gjithçka në familje bëhet si vendoste ai dhe e kishin të vështirë që ta kundërshtonin.

Më tej ai deklaron se në momentin e krimit, i ati ishte i ulur në divan, dhe ai i ka kërkuar që të çohet në këmbë dhe e ka qëlluar me 4 plumba në sy të së motrës, Hygertës.

Pas krimit, ai deklaron se e kanë marrë trupin e të atit, e kanë mbështjellë me plastmas dhe e kanë groposur në kasollën ku mbanin bagëtitë.

Dëshmia e Hysen Metës:

Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im.

Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia./Shqiptarja.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme