I theu këmbën policit shqiptar me makinë, dëshmitari: I largohej horrave që i ngacmuan gruan

Mbrëmjen e djeshme një 37 vjeçar u arrestua nga policia pasi goditi me makinë një oficer të patrullës së policisë duke i thyer madje dhe njërën këmbë.

Policia e kapi pas rreth tridhjetë minutash Ylli Lukën, pasi ky i fundit u largua nga vendngjarja duke lënë të plagosur efektivin Jonuz Vrapi. Policia në njoftimin zyrtar deklaroi se pas një lajmërimi për një konflikt në lagjen Llukan Prifti në Kuçovë, patrulla e rendit ka shkuar atje e i ka bërë thirrje të ndalojë të riut i cili ndodhej në makinë. Ky i fundit është larguar si dhe ka goditur efektivin e policisë.

Këtë të dielë është zbuluar dhe arsyeja se përse i riu nuk i ka ndaluar policisë dhe ka goditur aksidentalisht policin. Ngjarjen e ka treguar për JOQ një qytetar i cili ka qenë dhe dëshmitar okular i gjithë asaj çka ka ndodhur.

“Ai e aksidentoi pa dashje policin e gjorë ne perpjekje per ti shpetuar grushtave dhe shkelmave te horrave qe rrine tek nje lokal këtu afër. Personi ne fjale eshte jabanxhi ne qytetin tone, ku persona ne ate lokal bashke me te zotin e lokalit i hodhen fjale bashkejetueses se tij ku ishte e shoqeruar dhe me femijen e tyre, dhe aty nisi konflikti. Kam qene vete prezent dhe banoret e lagjes u tmerruan eshte nje lokal qe gjithmon ka sjelle probleme te ketyre llojeve. Po jua shkruaj vetem per te verteten por dhe ne forme apeli qe ky mesazh te bjere dhe ne vesh te autoriteve per te nderhyre. Eshte nje lokal ku rrin gjith naten pijne dehen me birra raki hash, dhe nk guxon femer te kaloj aty. Para 5 vitesh ka plasur kallashi aty. Një ditë do të plasë përsëri po s’kemi pse e hamë ne që jemi njerëz të ndershëm.”-tha dëshmitari.

Informacion i Policisë  së Beratit, I publikuar ditën e djeshme:

Më datë 28.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt.

Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku  i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Y. L, 37 vjeç,  banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhrit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit J. V., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Y. L., më pas është bllokuar  nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme