I vëllai i Alketa Vejsiut u arrestua se iu gjetën mina telekomandë

Policia arrestoi ditën e djeshme një 29-vjeçar pasi në makinën me të cilën lëvizte u gjetën 4 mina me telekomandë. I arrestuari ishte Indrit Vejsiu, vëllai i moderatores Alketa Vejsiu. Ai u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit.

Minat e gjetura në makinën e tij ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu në makinën e tij u gjetën 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

Arrestimi i 29-vjeçarit nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga politika. Deputetët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë shkruar në rrjetet sociale se Alketa Vejsiu i ka shërbyer Ramës.

“Si ka mundësi që të gjithë ata që i shërbejnë këtij monstre kryeminister, herët a vonë dalin të lidhur me krimin në një mënyrë apo një tjetër…?!!”, shkruan Paloka.

Ndërsa Spaho shkruan se aq shumë sa i ka shërbyer Alketa Vejsiu Ramës, “minat do i kthejnë në fishekzjarre”.

“Hë se të liron Rama. i ka shërbyer aq shumë Alketa sa minat do i kthejne në fishekzjarre, kurse kanabisin e bëjnë çaj”, shkruan Spaho.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme