I vendosën tritol hotelit në Sarandë, zbardhet dëshmia e pronarit para policisë: Nuk kam konflikt me askënd!

Një shpërthim tritoli në hotelin “Yacht” në pronësi të Drejtorit të FSKDSH-së, Mariel Murati ka tronditur sërish qytetin e Sarandës.

Lënda plasëse ishte vendosur në garazhin e hotelit, ku nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Një vit më parë, në 9 shkurt të 2021-t në të njëjtin hotel ka patur sërish shpërthim tritoli, i cili ishte i vendosur në tarracën e së njëjtës godinë.

Eksplozivi shpërtheu sapo roja i godinës ndezi dritën, pasi ishte lidhur me energjinë elektrike.

Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se Mariel Murati, pronari i hotelit, ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, në 29 qershor 2022, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.

“Nuk kam konflikt me askënd”, deklaroi Murati para uniformave blu, për ngjarjen e mbrëmjes së të mërkurës.

Më herët Murati ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Kadastrës në Sarandë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme