Një banese në Nikël, në lagjen Zezë, dy netë më parë është vënë lëndë plasëse, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Lënda plasëse dhe fitili zjarr përcjellës janë sekuestruar nga policia, pas denoncimit të pronarit të banesës, shtetasi i identifikuar si Sh. Mehmeti
“Paraditen e djeshme shtetasi Sh. M., 51 vjeç, ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikël, ka konstatuar 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Burime bëjnë me dije se pronari i banesës nuk njihet si person problematik apo të ketë konflikte të hapure me ndonjë person dhe kjo e bën më të vështirë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Megjithatë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.