I vodhi punonjësit të lavazhit 400 euro, arrestohet 19 vjeçari në Sarandë

Një 19 vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e policisë pasi i vodhi punonjësit të lavazhit shumën prej 400 euro.


Blutë kanë ndaluar të riun me iniciale I.A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur me datë 31 dhjetor 2024, në lagjen nr.3 të Sarandës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Sarandë

I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, kapet dhe ndalohet 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës.

Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme