I vrarë është një 56 vjeçar; MPB me detaje nga vrasja në Bllacë

Policia ka dalë me të dhënat  e para për vrasjen e ndodhur në afërsi të Bllacës të Shkupit.

“Në orën 18:10, SPB Shkup ka raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e poshtme për në të Epërmen, N.T.  e gjeti vëllain e tij Z.T. (56) pa shenja jete dhe me plagë në trup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.

Jozyrtarisht mësohet se është vrarë babai i Gani Tushës, i cili ndodhet në burg si i dyshuar për vrasjen e Orhan Bajrami-Okit.
Vrasja e Oki-t ndodhi korrikun e kaluar në Halkidiki të Greqisë, kur ndaj tij dhe shokut të tij u qëlluan mbi 20 plumba. Shoku i Okit u plagos rëndë.
Më herët në kafenenë “Shisha Bar” të Shkupit janë vrarë Jeton Krivanjeva – Zhila dhe Enes Isejni-Llaci, bashkëpunëtorë të ngushtë të Okit.
Tusha dyshohej se ka marrë pjesë në blerjen dhe shitjen e makinës “Audi”, pra mjetit me të cilin vrasësit kanë ardhur në “Shisha Bar” dhe më pas i kanë vënë flakën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme