I vunë flakën qëllimisht 2 automjeteve në Durrës, policia arreston autorët dhe shpall në kërkim një person tjetër! Ja detajet e ngjarjes

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në shtator, ku u dogjën në mënyrë të qëllimshme dy automjete.


Në pranga kanë rënë dy autorët 18-vjeçarë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, një 32-vjeçar.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, thotë policia.

Njoftimi: 

Policia e Durrësit zbardh djegien e qëllimshme të dy automjeteve.

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe  profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.

Në vijim të veprimeve u  bë identifikimi, kapja dhe arrestimi  shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme