Problemet e shumta me bashkëshorten e kanë çuar një 70 vjeçar drejt aktit në vetëvrasje. Ismet Abdurramani i ka vënë flakën apartamentit ku ai jetonte i vetëm e ku për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00 në një pallat 5 katësh në lagjen Ahmet Haxhija në Shkodër ku fillimisht u raportua si shpërthim të bombolës së gazit.
Por më pas burime nga grupi hetimor bën me dije se nuk rezulton të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Te moshuarit jetonin ne te njejtin apartament por te ndare dhe e shoqja kishte urdher mbrojtje nga policia, fatmiresisht ne momentin e ngjarjes bashkeshortja nuk ka qenen ne shtepi.
Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse nuk mundën të shpëtojnë të gjallë 70 vjeçarin.