Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Prezë të Tiranës, ku një 52-vjeçar është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Shtetasi B.F. ka kallëzuar në polici se është sulmuar gjatë rrugës për në banesën e tij, në orët e para të mëngjesit. Autorët, sipas dëshmisë, e kanë goditur dhe më pas janë larguar me një automjet nga vendngjarja.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të dhunës.
Njoftimi i policisë:
Ka kallëzuar shtetasi B. F., 52 vjeç, banues në fshatin Prezë, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë rrugës për në banesën e tij, është goditur me sende të forta, nga shtetas të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar me automjet. Punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.