I zhdukur prej disa muajsh në Valbonë, zbardhen mesazhet e fundit të australianit: Mendova se do vdisja! Jam në një darkë 5 persona, po flasin për çmimet e…

Janë zbardhur mesazhet e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss, i cili rezulton i zhdukur në Valbonë prej 13 tetorit të vitit 2024.


Fati i të riut nuk dihet edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga momenti kur ai humbi gjurmët në veri të vendit, por në emisionin me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News 24, u publikuan mesazhet e fundit të 28-vjeçarit me vëllanë e tij, Stewart.

“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, ka shkruar Cameron teksa informonte vëllanë e tij se po konsumonte darkë me pesë persona.

Por, në një tjetër mesazh më pas, ai thotë se personat në tavolinë, të cilët komunikojnë në gjuhën shqipe, po flasin për çmimet e apartamenteve në New York.

“Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në Neë York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua”, vijon i riu.

Cameron Twiss mesazhi

Mesazhet e Cameron me vëllanë e tij

Cameron: Kisha një darkë të çudishme me një familje me 5 shqiptarë, me një ushqim të mirë. Të gjithë flisnin shqip. Mund të flisnin anglisht por folën në gjuhën e tyre. Teksa po haja darkë dëgjova një nga ata që thotë: “biznes si zakonisht”, çmimi nuk është i njëjtë, nuk janë çmimet normale, por mund të kompensohet me pak ajër që është i mirë”. Në këtë moment, mendova se do të vdisja.

Mesazhi i vëllait: Flet shqip ti? (Qesh)

Cameron: Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në New York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua.

Mesazhi i Cameron Twiss me familjarët e tij mban datën 12 tetor 2024, ora 22:49 minuta. Të nesërmen e 13 tetorit, ai largohet nga Valbona në orën 5 të mëngjesit së bashku me 50 persona të tjerë, të apasionuar pas hiking, por rrugës ndahet nga grupi dhe udhëton në drejtim të Thethit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme