Një sulm i tillë , konsiderohet si vepër penale ndërsa dënimi parashihet të jetë deri në 20 mijë euro. Këta e ka pohuar edhe përmes një prononcimi, Mirsim Beqiri Kryesus i Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.
“Bazuar në Legjislacionin në fuqi sulmet me laser ndaj fluturakeve në territorin e Republikës së Kosovës konsiderohet si vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burg. Të njëjtën e thotë edhe ligji 03/L-051 per Aviacion civil, më saktësisht Neni 99.2 Ndërhyrjet në Navigmin Ajror. Konsiderohet vepër penale nëse një person:
b) vazhdon të ekspozojë ndonjë dritë apo sinjal të tillë erdhe pas vërejtjeve të Drejtorit Gjeneral;
ose
c) me dijeni i heq, i fikë, ose i bën pengesë operimit të dritave ose sinjaleve të tilla të vërteta.
Personi i cili bën shkeljen e cilitdo aspekt të këtij paragrafi, është fajtor për vepër penale dhe kur të
shpallet i tillë nga gjykata kompetente dënohet me gjobë në vlerë që nuk tejkalon 20,000 Euro për secilën
shkelje të këtillë, dhe/ose burgoset për një periudhë deri në pesë (5) vjet.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se KHAIA shumë shpejtë do të filloj një kampanje bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për sensibilizimin e popullatës që të evitohen të tilla ndodhi në afërsi të Aeroportit të Prishtinës./Botapress/