Ibrahim dhe Qerim Kelmendi dhanë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK’së Smail Hajdari dhe të Tahir Zemajt

Vrasja e deputetit të LDK’së, Smail Hajdari, dhe ajo e Tahir Zemajt, është bërë me urdhër të vëllezërve Ibrahim dhe Qerim Kelmendi. Kështu ka thënë Shkumbin Mehmeti, i cili bënte pjesë në një grup vrasësish me dy vëllezërit.
Mehmeti, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrajsjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004, ka dhënë një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova për veprimtarinë e një grupi të njerëzve që kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Mehmeti tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndonëse fillimisht është menduar se Mehmeti do të flasë i maskuar, ai ka kërkuar që këtë ta bëjë me zë dhe me fytyrë, pa u fshehur. /Express/

(Në foto: Shkumbin Mehmeti)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme