Sonte, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ishte i ftuar në emisionin 200 të Alsat – M.
Ibrahimi ka thënë se BDI-ja për 10 vjet rresht nuk e paska kuptuar a duhet ta mbështesë Gruevskin, ndërsa ka shtuar se duhet të merret parasysh edhe vullneti i shqiptarëve për formumin e Qeverisë.
“BDI nuk ka kapacitete për të marrë vendime dhe nuk tregoi se përse nuk arriti marrëveshje me Nikolla Gruevskin, kështu përfundimisht kjo parti duhet të deklarohet se a është qendër analitike, apo debative ku nuk merren vendime. Ne si BESA mbështetemi në parimet tona, me çka e kemi definuar se në Maqedoni janë dy të këqija që kanë kapur shtetin dhe shqiptarët e ata janë: Nikolla me VMRO – në dhe Ali Ahmeti me BDI-në”, – ka shtuar tutje Ibrahimi i BESËS.