Ibrahimi: Nuk do të heqim dorë nga platforma, do ta përkrahim deri në fund

Deputeti i zonës 1 nga rradhët e Lëvizsjes Besa, Zeqirija Ibrahimi shfrytëzoi rastin që të takohet me strukturat e Karshiakës dhe shfrytëzoi rastin që të sqarohet për stërzgjatjen e punës së parlamentit, zgjedhjen e kryetarit të parlamentit si dhe për çështjen e dekleratës së përbashkët, njofton gazeta Lajm.


“Shtrohet pyetja pse Ahmeti nuk krojoji një platformë apo dekleratë të k’tillë kur kishte shumicën në vitin 2002, 2011,apo 2014 por iu kujtua që të bashkëpunoj me shqiptarët atëher kur u përgjismua në mandate. Sa i përket deklaratës së përbashkët  Besa insistoi që mos të bëhet fotografi në Tiranë që të mos merret vesh.

Ahmeti e shpalli që kemi qenë në Tiranë. Si duket Ahmeti u morr vesh me VMRO-në për të përpiluar një platformë të tillë.

Ne nuk do të heqim dorë nga platforma do ta përkrahim deri në fund” tha Ibrahimi


Sa i përket qëndrimeve të Zaevit Ibrahimi tha  se Zaevi ndryshoi qëndrim, sepse nuk na ftoi në takim edhe pse ishte e paraparë që të ftohemi edhe ne por  u morrën vesh me BDI-në dhe Selen për Kryetarin e Parlamentit. Ne nuk e përkrahim se ne nuk mendojmë që me personin në fjalë mund tē bëhet reforma dhe kandidatura i jepet një partie e solli krizën së bashku me VMRO-në”

“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë dëshira e shqiptarëve sepse është kërkesa e VMRO  dhe nëse shkohet në zgjedhje i ndihmohet shumë klikës kriminale të VMRO-së tha më tutje Ibrahimi


“Jam i sigurt që po të mos ishim ne BDI do ishte në Qeveri me VMRO dhe Gruevski do formonte qeverinë dhe po të mos ishim ne edhe ata vota shqiptare do shkonin në LSDM” përfundoi Ibrahimi.