Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar në komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me aktivistët e kësaj partie, vazhdon takimet “derë më derë” me qytetarët e komunës së Çairit. Ai sot u ndal në lagjen e Fushë Topanes, ku vizitoi shumë familje. Ibrahimi tha se nëpërmjet këtyre takimeve ai u faleminderohet banorëve të Çairit për mbështetjen në rrethin e parë, ndërkaq kërkon mbështetje nga ata më 29 tetor, gjegjësisht në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Mes tjerash Ibrahimi dëgjon nevojat e banorëve nëpërmjet këtyre takimeve, ai u premton atyre se nëse do të merr besimin për të udhëhequr komunën e Çairit, do të ofrojë zgjidhje të problemeve me të cilat ballafaqohen ata.
Zeqirja Ibrahimi, Lëvizja Besa
“Ne ju kemi thënë se do të gjejmë zgjidhje urgjente për problemin e komunikacionit në komunën e Çairit, zgjidhjen e problemit të parkingjeve në komunën e Çairit, veçanërisht kjo komunë në gjashtë mujorin e parë të bëjmë një pastrim gjeneral të komunës së Çairit, të vendosim standarde tjera të pastërtisë në këtë komunë dhe të angazhohemi në mbrojtjen dhe kultivimin e hapësirave të gjelbërta që gjithnjë e më shumë po zhduken, kjo për shkak të uzurpimit të pronave që ka bërë qeverisja e deritanishme në komunën e Çairit.