Ibrahimi: Vendi po shkon në zgjedhje të reja

Deputeti dhe njëherit nënkryetar i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ka paralajmëruar skenarin e mundshëm dramatik të VMRO-BDI-së gjatë kësaj periudhe për formimin e qeverisë duke u shtirrur si patriotë para elektoratit të tyre. Mirëpo sipas tij një gjë është e sigurtë, Maqedonia po shkon në zgjedhje të reja, ndërsa BDI-ja po perëndon në historinë e turpit.

“Drama më e re në Maqedoni do të luhet këto ditë mes mbrojtësve të maqedonizmës, të përfaqësuar nga VMRO-DPMNE-ja, e cila nuk do ta pranojë dygjuhësinë dhe kërkesat e Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, dhe mbrojtësve të shqiptarisë, të përfaqësuar nga BDI-ja, e cila nuk do të pranojë të negociojë me dikë që nuk do ta pranojë dygjuhësinë dhe kërkesat e Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni.

E vetmja gjë që duhet të shpjegojnë këto dy subjekte është se për çfarë interesash atëherë i kanë lidhur marrëveshjet e kaluara qeveritare? Nëse atëherë nuk kanë mbrojtur interesa maqedonase e as interesa shqiptare, madje as interesa shtetërore, i bie të konkludojmë se marrëveshjet e kaluara kanë qenë vetëm për të ndarë tenderë dhe biznese.

Sidoqoftë, vendi po shkon në zgjedhje të reja, ndërsa BDI-ja po perëndon në historinë e turpit”, ka shkruar në rrjetin social facebook, Zeqirija Ibrahimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme