Identifikohen 2 shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali
Dy shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Sipas mediave vendase dy mjete tip “Benz” janë përplasur kokë më kokë, ndërsa kanë humbur jetën shqiptarët Shkëlzen Ndreu 28 vjeç dhe Blerim Beci 31 vjeç.
Ky aksident ka ndodhur në Itali, në autostradën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën “16”, në aksin rrugor San Severo-Termoli pranë fshatit San Paolo di Civitate.
Ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën mjekësore.



