Idrizi: Nuk mund të ketë zgjedhje, nëse vazhdohet me këtë tension politik!

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke hedhur edhe kritika për një pjesë të ambasadorëve në vendin tonë të cilët kanë toleruar marshimin e Edi Ramës drejt uzurpimit të gjithë institucioneve në vend.

Gjithsesi sipas tij, Rama e ka të pamundur që të futët në zgjedhjet e ardhshme, pa marrëveshje dhe me një vend të përfshirë nga tensioni politik.

‘Çështja e diegies së mandateve ha diskutim, por nuk ka asnjë justifikim që pas 30 vitesh të zhvillohen zgjedhje njëpartiake.

Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 15 % e shqiptarëve në zgjedhje, dy muaj nuk nxorën dot rezultatin pasi dhe ato zgjedhje ai i vodhi dhe dy muaj me një komision të vetëm nuk rakordoi dot rezultatet. Rama është rezitivist nuk hyn në zgjedhje pa marrëveshje politike  dhe pa tension politik.

Sot jemi në absolutizmin e një personi që ka uzurpuar PS-në, një ndër arsyet që iku nga parlamenti ishte se Rama nuk e njeh aulën e parlamentit. Të gjithë institucionet janë në dorën e një personi, Prokuroria, SHISH, Kontrolli i Lartë i shtetit të gjithë nuk flasin më.

Ne nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe kjo është akoma me  e rëndë se pse ndryshohet kushtetuta. Mos të harrojmë se kundër pushtetit absolut të një njeriu e kam për ato ambasadore që dolën garant ku në vendet e tyre janë bërë revolucione siç është Anglia. Në pushtet absolut ka një njeri dhe nëse ai fle keq në darkë, të nesërmen e vuan i gjithë popullit.

Ne jemi në pikën që ky njeri që nuk është vetëm kundërshtari jonë. Na ka bërë që ne të jemi në regjimin e Facebook.

Është e pamundur që ne të shikojmë që për shkak të gabimeve të opozitës ne po shkojmë në një kurs kundër integrimit, marrëveshja e 14 janarit është bërë se është thënë se me 5 mars do të mblidhej KE për një vendim dhe ne na u vunë 15 kushte.

Është luks i madh për Shqipërinë që Sekretari amerikan i Shtetit të përshëndeste marrëveshjen e 5 qershorit’, është shprehur Idrizi.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme