“Idrizova”, prindërit në takim me ministrin, nxënësit shqiptarë, jashtë procesit mësimor

Gazetare: Melihate Rrustemi

Vendimi i Inspektoratit të Arsimit që pritet ti dorëzohet ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri do të vendos si do të veprohet më tej me mësimin shqip nga klasa e gjashtë e deri atë të nëntë në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë. Ministri Shaqiri kujtoi komunën e Gazi Babës se më nuk do të ketë afat të gjatë për zgjidhjen e kësaj problematike duke shtuar se 13 fëmijët shqiptar të Idrizovës patjetër të nisin procesin mësimor në gjuhën e tyre amtare.

“Inspektorati arsimor duhet të vërtetoj situatën faktike të gjendjes atje për çështjen e hapsirave dhe numrit të nxënësve. Nëse vërtetohet e kundërta të cilën na thoshte kryetari I komunës atëherë nuk kemi një transparencë midiskomunikimit, midis palëve. Do të thoja patjetër që po, do ti vendos afat menjiher pas dhe nuk do të jetë afat I zgjatur se u stërzgjat procedura. Nëqoftëse vendosim për ti mar ingerencat do të marim gjithë brenda sistemit arsimor nëse brenda afatit nuk realizon atë të cilën e ka obligim ligjor dhe kushtetues për ata fëmijë”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Këshilli i Prindërve tha se tashmë në hyrje të shkollës fillore “Njegosh” ka nisur organizimi i protestave nga ana e prindërve maqedonas kundër mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri në atë në nëntë. Sipas këshillit, pavarësisht këtyre organizimeve prindërit nuk heqin dorë nga mësimi shqip në këtë shkollë.

“Nuk u ka hije për ato protesta sepse ne nuk jemi tu kërkuar diçka që nuk na takon, ne po kërkojmë diçka që na tako me ligj dhe pse të jenë këto protesta. Në rregull, ne pajtohemi nëse ata nuk dëshirojnë të jenë bashkë me shqiptarët. Ne do të vazhdojmë në shkollën e re nëse e ndërtojnë por nuk lëshojmë pe derisa nuk sjellin një vendim për në shkollën “Njegosh”, Rizvan Seferi, Këshilli I prindërve.

Nga Komuna e Gazi Babës përsëritën se paralelja shqipe për klasë të gjashtë nuk mund të hapet për shkak se shkolla nuk ka hapësirë të mjaftueshme për paralele shtesë. Komuna në fjalë, zgjidhjen e problemit e sheh në ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë dhe përkohësisht organizimin e transportit falas për në shkollën fillore të fshatit “Ognjancë” të komunës Petrovec. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme