Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së plazhit, ku ka evidentuar një sërë problematikash.
‘Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin. Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta’, shkruan Cara në Facebook.
Banorët e lagjes numër 13, krahas mbështetjes kanë një sërë problematikash, me të cilat përballen çdo ditë.
Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin.
Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta.
Pas 14 Majit, qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë!
Ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare këtu, janë vetëm një pjesë e programit për 4-vjeçarin e ardhshëm.
Bashkë për Durrësin!
Qyteti je ti!
#investime #plazh #durres #shkolla #14maj #ndryshim #IgliCara
© SYRI.net